KRYEFAQJA » LAJME » Korçë, dy adoleshentë dyshohet të kenë mbetur në fund të një rezervuari
qatrom, korce, aksident, Albert dhe Rei Tahirllari

Korçë, dy adoleshentë dyshohet të kenë mbetur në fund të një rezervuari

Dy adoleshentë dyshohet të kenë mbetur në fund të një rezervuari të vogël në fshatin Qatrom të Korçës që nga pasditja e së premtes. Nga dëshmite e mbledhura, Albert dhe Rei Tahirllari të dy 17 vjeçarë, kushërinj me njëri-tjetrin, shkonin shpesh në vendin e quajtur Gropa e Danielit për të gjuajtur peshk e për tu larë. Të njëjtën gjë mësohet të kenë bërë edhe përgjatë së premtes, pasi familjarët kanë gjetur rrobat e tyre pranë rezervuarit. Ata hedhin dyshime se të rinjtë mund të jenë mbytur.

Janë thirrur polumbarët për të kryer kërkime në vendin e ngjarjes pasi vendi ku dyshohet të jenë mbytur është rreth 6-7m i thellë dhe i rrezikshëm për shkak të prezencës së llumit e baltës. Por ndonëse kërkimet duhet të nisin mëngjesin e së shtunës, polumbarët nuk kanë mbërritur dhe familjarët të shqetësuar thone se do të hyjnë vetë në rezervuar për të nxjerrë trupat.

Ky rezervuar i vogël është krijuar rreth 2 vite më parë në Qatrom të Korçës nga gërmimet e kryera prej një firme private.