KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Korçë: Fermerët e prodhimit të mollëve ankohen për çmimet e lira të ofruara nga tregtarët

Korçë: Fermerët e prodhimit të mollëve ankohen për çmimet e lira të ofruara nga tregtarët

Prodhimi i sivjetshëm i mollës ka shënuar sasinë e 65 mijë toneve në Qarkun e Korçës. Megjithë këtë prodhim të bollshëm, fermerët shprehen të pakënaqur me çmimet me të cilat ia kanë shitur produktet e tyre tregtarëve dhe stabilimentet frigoriferike tv rajonit, ndërsa kërkojnë edhe zgjerimin e tregjeve, çka do të realizonte më shumë mundësi për zgjedhjen e çmimeve. Sipas kryetarit të shoqates Molla Korçare, Arben Liçollari, një situatë e tillë i vë fermerët në vështirësi financiare. Ndërkohë sipas drejtorit rajonal të bujqësisë Korçë Vullnet Gjolla ritmet dhe ecuria e eksportit këtë vit janë të mira dhe deri tani janë eksportuar rreth 4300 ton mollë. Sipas Gjolles ajo që do të ndihmonte fermerët për çmime më të mira është rritja e kapaciteteve frigoriferike për ruajtjen e molles çka do të sillte gradualisht edhe rritje të eksporteve.