KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Korçë: Parku Rinia, pasurohet edhe me 6 skulptura

Korçë: Parku Rinia, pasurohet edhe me 6 skulptura

Korça do pasurohet edhe me 6 skulptura të reja me karakter monumental modern, të gdhendura në gur dhe në dru. Ato u punuan për dhjetë ditë nga 4 skulptorë nga Tajvani,Turqia,Italia dhe Qipro si dhe dy artistë shqiptare.

Këto vepra u realizuan gjatë edicionit të shtatë të simpoziumit ndërkombëtar “Skulpturat e Parkut”. Prej vitit 2008, kur dhe nisi ky bashkëpunim me bashkinë e Korçës në parkun Rinia janë vendosur 47 skulptura, duke krijuar një ansambël unik.