KRYEFAQJA » LAJME » Korçë: U përmbyten të mbjellat, fermerët kërkojnë dëmshpërblim
Korçë: U përmbyten të mbjellat, fermerët kërkojnë dëmshpërblim

Korçë: U përmbyten të mbjellat, fermerët kërkojnë dëmshpërblim

Prej 10 ditësh disa dhjetëra hektare tokë me të mbjella në fshatin Vashtmi të bashkisë së Maliqit janë nën ujë. Banorët pretendojnë se firma që po kryen punimet për rikonstruksionin e digës së Vashtmisë ka devijuar prurjet e lumit në një kanal vaditës, ç’ka është bërë shkak për përmbytjen e të mbjellave të tyre.

Kryetari i bashkisë Maliqit, Gëzim Topçiu premton ndjekjen e situatës deri në zgjidhje. Ndërsa një zjarr i rënë në orët e paradites në fshatin Miras në Devoll la të pastrehë 10 pjesëtare të dy familjeve. Sipas njoftimit të policisë zjarri ka dëmtuar dhe çatinë e njësisë administrative Miras. Një ditë më parë nga një zjarr në Pukë u shkruambua një tjetër shtëpi duke lënë në qiell të hapur 12 persona.