KRYEFAQJA » LAJME » Korçë, Urdhëri i Mjekut Veterinar: Farmacitë jashtë kushteve

Korçë, Urdhëri i Mjekut Veterinar: Farmacitë jashtë kushteve

Urdhëri i Mjekut Veterinar, rekomandon mbylljen e të gjitha farmacive veterinare në Korçë. Pas kontrollit të 8 farmacive që operojnë në këtë qytet, Thoma Puriqi president i këtij urdhëri, pretendon se deri tani askush nuk po mban përgjegjësi për mënyrën e dhënies dhe përdorimit të këtyre medikamenteve. Por Shërbimi Veterinar i Bashkisë Korçë dhe farmacistët pretendojnë se deklaratat e Puriqit janë emocionale dhe se mbyllja e farmacive nuk është zgjidhje. Si unifikimi i recetave ashtu dhe formalizimi i mjekëve veterinarë janë çështje që duhen zgjidhur në instancat më të larta shprehen ata.