KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kore e Jugut: 10 persona vdesin nga djegia e autobusit
Kore e Jugut: 10 persona vdesin nga djegia e autobusit

Kore e Jugut: 10 persona vdesin nga djegia e autobusit

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë kanë mbetur të plagosur në djegien e një autobusi në Korenë e Jugut, njofton agjencia e sigurisë koreane, pasi automjeti është përfshirë nga flakët si rrjedhojë e fërkimit me gardhin anësor të rrugës.

Në autobus ishin 21 persona përfshirë këtu edhe shoferin, pencionistë të një shoqërie nafte, që ktheheshin nga një shëtitje në Kinë. Aksidenti ka ndodhur në njërën nga rrugët kryesore të vendit, Gyeongbu Expressway, pranë qytetit Ulsan, në veri të vendit. Megjithatë shkaqet e incidentit janë akoma të paqarta dhe për këtë është hapur hetim. Dyshohet se gjithçka ka filluar nga plasja e gomës, autobusi duhet të jetë përplasur me gardhin metalik në anë të rrugës dhe si shkak i fërkimit ka marrë flakë. Shumë nga personat e lënduar kanë thithur tym dhe kanë marrë djegje.