KRYEFAQJA » LAJME » Kore e Jugut: U hodh sot shorti për botërorin U-20
Kore e Jugut: U hodh sot shorti për botërorin U-20

Kore e Jugut: U hodh sot shorti për botërorin U-20

Është hedhur sot në Suvon të Koresë së Jugut shorti i kampionatit të 21-të botëror të futbollit për moshat në 20 vjeç (Under 20) në praninë e ish-kampionit të botës, argjentinasit Diego Armando Maradona. Ky botëror do të mbahet nga 20 maji deri me 11 qershor 2017. Kampionati i parë botëror U-20 është mbajtur në Tunizi në vitin 1977. Ky kampionat zhvillohet çdo dy vjet. Ai është fituar 6 herë nga Argjentina, 5 herë nga Brazili, 2 herë nga Portugalia dhe nga 1 herë nga shtatë vende të tjera.

Botërori U-20 do të ketë gjashtë grupe me nga katër skuadra në fazën e parë. Në fazën e dytë do të kualifikohen dy më të mirat e çdo grupi dhe katër më të mirat e vendeve të treta. Finalja do të mbahet në Suvon me 11 qershor 2017 në orën 19:00 (ora lokale).

Ja dhe grupet e botërorit U-20:

Grupi A
Kore e Jugut
Guine
Argjentinë
Angli

Grupi B
Venezuelë
Gjermani
Vanuatu
Meksikë

Grupi C
Zambia
Portugali
Iran
Kosta Rikë

Grupi D
Afrikë e Jugut
Japoni
Itali
Uruguaj

Grupi E
Francë
Honduras
Vietnam
Zelandë e Re

Grupi F
Ekuador
SHBA
Arabi Saudite
Senegal