KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kore e Veriut, mbyllet Kongresi. Ndërkombëtarët të shqetësuar për programin bërthamor
Kore e Veriut, kongresi

Kore e Veriut, mbyllet Kongresi. Ndërkombëtarët të shqetësuar për programin bërthamor

Në Korenë e Veriut u mbyll përmes një ceremonie kongresi i parë pas 36 viteve, me vendimin për të kryer shumë shpejt testimin e saj të pestë të një bombe bërthamore. Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin kryesor të Penianit, teksa i pranishëm ishte edhe lideri i shtetit diktatorial, Kim Jong Un. Koreja e Veriut ka kryer gjatë muajve të fundit testime të rraketave me rreze të mesme veprimi, të cilat janë parë me shqetësim nga faktori ndërkombëtar. Këta të fundit kanë kërkuar ulje të tensioneve në gadishullin Korean, duke paralajmëruar sanksione të ashpra në rast se drejtuesit do të marrin vendimin për të kryer një tjetër test bërthamor.