KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Korea e Veriut dështon në testimin e raketës balistike
raketa balistike

Korea e Veriut dështon në testimin e raketës balistike

Zyrtarë të lartë të ushtrisë koreano-jugore bënë të ditur se ka dështuar një tjetër tentativë e ndërmarrë nga Korea e Veriut për të testuar një raketë balistike. Tentativa për të lëshuar raketën ndodhi rreth orës 5.20 me orën e Seulit. Akoma është e paqartë se çfarë lloj rakete ishte, por dyshohet se mund të ketë qenë raketë Musudan me rreze të mesme veprimi. Ndërkohë që në muajin prill, vendi i izoluar aziatik dështoi në tre teste të kryera me këtë lloj rakete. Kombet e Bashkuara ia kanë ndaluar Koresë së Veriut të përdorë teknologji raketore balistike. Tensionet janë përkeqësuar në rajonin e Azisë Verilindore pasi në fillim të këtij viti Peniani kreu testin e katërt bërthamor si dhe një numër të tjerë testesh raketore. Sipas Koresë së Jugut, mendohet se fqinji i saj komunist mund të ketë në zoterim 20 deri ne 30 raketa Musudan.