KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Korea e Veriut vlerëson Trump

Korea e Veriut vlerëson Trump

Media shtetërore koreano-veriore e vlerëson kandidatin republikan për president Donald Tramp si një politikan të mençur. Në editorialin e DPRK sot, zgjedhja e Tramp mund të jetë e mirë për vendin e izoluar komunist. “Ai është një kandidat presidencial largpamës, shkruhet në editorial. Para pak kohësh, zoti Tramp u shpreh se ishte i gatshëm të takohej me liderin koreano-verior Kim Jong-un dhe gjithashtu ka propozuar tërheqjen e trupave amerikane nga Korea e Jugut. “Dita kur ky slogan të bëhet i vërtetë do të jetë dita e bashkimit korean. Deklarata e Tramp për mospërfshirje në ndonjë konflikt mes dy Koreve është fatsjellëse nga perspektiva e koreano-veriorëve”. E kundërta ka ndodhur me kandidaten demokrate Hillari Klinton, që editoriali i medias së Koresë së Veriut e ka quajtur të mërzitshme. “Presidenti që qytetarët e Shteteve të Bashkuara duhet të votojnë nuk është e mërzitshmja Hilari Klinton, por Tramp”, vijon editoriali. Sipas analistëve, editoriali nuk mund të konsiderohet si një politikë zyrtare, por sigurisht që reflekton mendimin e Penianit.