KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Korea Veriut, mbahet kongresi i parë që nga viti 1980
kongresi, korea e veriut, kim jong un, konfirmohet si lider, armet berthamore,

Korea Veriut, mbahet kongresi i parë që nga viti 1980

Partia e vetme në pushtet në Korenë e Veriut konfirmoi strategjinë e liderit të saj Kim Jong Un për zhvillimin ekonomik dhe të programit bërthamor dhe balistik, gjatë kongresit të saj të parë që prej vitit 1980. Kongresi, që filloi të premten, konsiderohet si një mjet për drejtuesin për të konsoliduar pushtetin e tij, të përforcojë statusin si lider suprem dhe të forcojë këtë strategji. Të dielën, qindra të deleguarit të asaj që përbëjnë teknikisht organin vendimarrës suprem të vendit, miratuan një mocion që synon zhvillimin paralelisht të ekonomisë dhe forcimin bërthamor vetëmbrojtës si në sasi dhe cilësi. Kongresi miratoi gjithashtu parimin politik sipas të cilit Peninai do të përdorë armën bërthamore vetëm nëse sovraniteti i tij do të kërcënohet nga një tjetër fuqi bërthamore.