KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Koreja e Veriut kërcënon sërish
Koreja e Veriut kërcënon sërish

Koreja e Veriut kërcënon sërish

Korea e Veriut kërcënoi se do të përgjigjej fizikisht ndaj marrëveshjes së lajmëruar mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut për dislokimin në gadishullin korean të një sistemi të avancuar të mbrojtjes raketore, për të cilin dy vendet njoftuan më parë se është projektuar për t’iu adresuar kërcënimeve të Penianit. Një deklaratë e publikuar nga media shtetërore e vendit komunist ka shprehur vullnetin e ushtrisë koreano veriore për t’u përballur me këtë sulm kërcënues, siç e ka konsideruar Peniani planin e SHBA-ve dhe Koresë së Jugut. “Do të ketë përgjigje fizike nga ana jonë sapo të konfirmohet vendodhja dhe koha e vendosjes së këtij sistemi, vijon deklarata e autoriteteve koreano-veriore. Ndërkohë, Korea e Jugut e paralajmëroi sot Penianin se duhet të jetë i ndërgjegjshëm se roli i tij kërcënon sigurinë dhe paqen në gadishullin korean. Ministri koreano-jugor i mbrojtjes i kërkoi vendit fqinj komunist të kërkojë falje për provokimet.