KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Koreja e Veriut, Kim Jong-un do të çimentojë statusin e tij dhe do të shfaqë vizionin për të ardhmen
Koreja e Veriut, Kim Jong-un do të çimentojë statusin e tij dhe do të shfaqë vizionin për të ardhmen

Koreja e Veriut, Kim Jong-un do të çimentojë statusin e tij dhe do të shfaqë vizionin për të ardhmen

Koreja e Veriut po zhvillon evenimentim më të rëndësishëm politik në dekada, ku lideri Kim Jong-un do të çimentojë statusin e tij dhe do të shfaqë vizionin për të ardhmen. Mijëra delagatë janë mbledhur nga i gjithë vendi në një shfaqje të koreografuar që cilësohet si një kurorëzim jo zyrtar i Kim Jong-un. Ky është takimi i 7 i Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut dhe i pari që prej vitit 1980. Ai po zhvillohet brenda shtëpisë së kulturës, e cila është mbuluar me flamuj dhe sigurisht imazhe masive të babait dhe gjyshit të liderit aktual. Kongresi i partisë u parapri nga teste armësh dhe spekulime se Koreja e Veriut testoi një tjetër bombë bërthamore. Gjatë kongresit mund të vendosen në pushtet një brez i ri liderësh. Në takim do të zgjidhet Komiteti i ri Qendror i partisë, i cili më pas cakton Byronë Politike, organizmi vendimarrës në Partisë Komuniste dhe pritet që besnikët e liderit të shpërblehen me poste të larta.