KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Koreja e Veriut lëshon raketë balistike në Detin Japonez
rakete

Koreja e Veriut lëshon raketë balistike në Detin Japonez

Koreja e Veriut gjuajti një raketë balistike drejt Detit Japonez, duke detyruar qeverinë japoneze të formojë një shtab krize, lajmëruan burime koreano-jugore. Ndërsa ushtria amerikane njoftoi se kishte regjistruar gjuajtje të njëkohëshme të dy raketave balistike me rreze të mesme veprimi, nga ana e Koresë së Veriut. Raketa e parë shpërtheu në ajër brenda tokës koreano-veriore, kurse tjetra ra në Detin Japonez, 1000 km larg pikës së nisjes. Vendi i rënies së raketës ndodhej 250 km larg një zone ekonomike në perëndim të gadishullit Oga. Kryeministri japonez Shinzo Abe tha se raketat koreano-veriore paraqesin kërcënim serioz për Japoninë dhe prandaj Tokioja do të protestojë ashpër. Ky akt skandaloz nuk do të tolerohet, tha ai. Shtetet e Bashkuara shprehën gatishmëri për të mbrojtur aleatët dhe për të dënuar akte të tilla nga ana e vendit komunist.