KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Koreja e Veriut, PPK në festë
Koreja e Veriut, PPK në festë

Koreja e Veriut, PPK në festë

Në Korenë e Veriut u zhvilluan festime me rastin e 70-vjetorit të Partisë së Punëtorëve, të vetmes që mban pushtetin në vendin komunist. Në festimet dhe parakalimet me pishtarë që simbolizojnë revolucionin, ishte i pranishëm udhëheqësi i vendit Kim Jong Un, i cili mbajti një fjalim me këtë rast. Ai tha se Pjongjangu “është gati t’i kundërvihet çdo lloj lufte të zhvilluar nga Shtetet e Bashkuara”. Udhëheqësi koreanoverior i bëri komentet gjatë një parade ushtarake që u mbajt në sheshin Kim Il Sung të kryeqytetit. Në krah të Kim Jong Un-it ndodhej një zyrtar i lartë kinez, që ka shkuar në Korenë e Veriut për bisedime. Para festimeve dhe paradës së rastit, udhëheqësi koreanoverior nderoi kujtimin e të atit dhe gjyshit, me një vizitë në Pallatin Kumsasan , ku janë vendosur trupat e tyre.