KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Koreja e Veriut riaktivizon reaktorin bërthamor

Koreja e Veriut riaktivizon reaktorin bërthamor

Koreja e Veriut ka rikthyer në funksion objektin e saj bërthamor në Jongbjon, sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore. Jongbjoni ka qenë burim i plutoniumit për programin e armëve bërthamore të Phenjanit. Reaktori është mbyllur në vitin 2007, por Koreja e Veriut ka thënë vitin e kaluar se ai është sërish operacional. Që atëherë, Koreja e Veriut ka kryer katër prova me armë bërthamore. Këto prova dhe ato me raketa kanë thyer sanksionet ekzistuese ndërkombëtare kundër Koresë së Veriut dhe kanë nxitur masa të reja nga Kombet e Bashkuara dhe shtetet individuale.