KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Koreja e Veriut teston dy raketa me rreze të mesme

Koreja e Veriut teston dy raketa me rreze të mesme

Pavarësisht kritikave të bëra nga ndërkombëtarët përfshirë ato nga aleatët e saj më të afërt, Koreja e Veriut duket se nuk ka ndërmend të braktisë programet e saj ushtarake, teksa vetëm në orët e fundit ka testuar dy raketa balistike të rrezes së mesme. Autoritetet bëjnë me dije se lëshimi i parë dështoi pasi raketa fluturoi për vetëm 150 kilometra përpara se të binte në brigjet e detit të saj lindor. Ndërkohë, një tjetër lëshim i kryer vetëm pak orë më pas rezultoi i suksesshëm. Raketa balistike kësaj here fluturoi për afro 400 kilometër. Në rast se këto informacione të bëra të ditura nga shërbimet inteligjente koreano-jugore do të rezultojnë të sakta, ky do të jetë një sukses për koreano-veriorët, pasi përgjatë muajve të fundit ata kanë dështuar në të gjitha testet e tyre. Raketat e testuara nga Peniani janë të llojit BM25, dhe nëse godasin në mënyrë të suksesshme mund të sulmojnë objektiva nga 2.500 deri në 4.000 kilometër distancë. Organizatës së Kombeve të Bashkuara e ka ndaluar Korenë e Veriut që të zhvillojë çdo formë të teknologjisë së raketave balistike.