KRYEFAQJA » LAJME » Korrupsion në “Luigj Gurakuqi”, ndalohen pedagogë dhe studentë
Korrupsion në "Luigj Gurakuqi"

Korrupsion në “Luigj Gurakuqi”, ndalohen pedagogë dhe studentë

Dy pedagogë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës janë ndaluar nga policia nën akuzën e korrupsionit. Ata janë pedagogët e historisë Rokin Dabërdaku dhe Simon Lufi. Policia ka ndaluar gjithshtu edhe tre studentë dhe një përgjegjës rojesh private. Urdhër arresti ishte lëshuar ndaj tyre nga Prokuroria e Shkodrës. Sipas burimeve nga kjo prokurori bëhet fjalë për skema korrupsioni me vlerë 200-70 euro për provim. Ngjarja në Universitetin Luigj Gurakuqi” duket se është përsëritur. Edhe më parë pedagogë të universiteteve shtetërore janë ndaluar nga policia nën e akuzën e koorrupsionit. Rasti më i fundit ishte ndalimi i dy punonjësve në UB të Tiranës. Ata kërkonin jo vetëm para për dhënien e provimeve, por edhe afera seksi.