KRYEFAQJA » LAJME » Korrupsioni 50 mijë eurosh, gjyqtarja : Më kanë përgjuar duke shkelur ligjin
Korrupsioni 50 mijë eurosh, gjyqtarja : Më kanë përgjuar duke shkelur ligjin

Korrupsioni 50 mijë eurosh, gjyqtarja : Më kanë përgjuar duke shkelur ligjin

Një gjykatëse e implikuar familjarisht në një aferë korrupsioni prej 50 mijë eurosh, për dhënien e një vendimi për të përfituar 40 hektarë truall në Butrint, ka kërkuar rikthimin në detyrë, pasi sipas saj përgjimet e kryera janë antiligjore. Kërkesa u bë në seancën e parë gjyqësore që nisi të hënën në Gjykatës së Lartë ndaj gjyqtares së Gjykatës së Apelit Majlinda Andrea. Ish prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sallaku, aktualisht avokati mbrotjës i gjyqtares Andrea, e denoncoi rastin si të paprecedent.
Në të njëjtën çështje po gjykohet në mungesë edhe bashkëshorti i gjykatëses, Odhisea Andrea, ish zyrtar i lartë në parlamentin shqiptar. Ai është larguar prej kohësh nga Shqipëria dhe gjykata ka lëshuar masë arresti. Por avokati ka kërkuar ndryshimin e kësaj mase, pasi sipas tij ai është larguar pa ditur se është person në hetim.
Në këtë çështje janë implikuar edhe tre persona të tjerë, dy prej të cilëve gjenden në arrest me burg. Nga hetimet rezulton se ata i kanë paguar bashkëshortit të gjyqtares 50 mijë euro për të përfituar 40 hektarë truall në Butrint.