KRYEFAQJA » LAJME » Korrupsioni në gjykatën e lartë, shpallet në kërkim Odhise Andrea
Korrupsioni në gjykatën e lartë, shpallet në kërkim Odhise Andrea

Korrupsioni në gjykatën e lartë, shpallet në kërkim Odhise Andrea

Këshilltari i komisionit të Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë, Odhise Andrea, është person i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare. Ndaj tij ka një urdhër arresti i cili bazohet në hetime për një çështje korruspioni në gjykatën e lartë.

Mësohet se bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea, është larguar nga shqipëria në fund të hetimeve, që prokuroria kishte nisur ndaj një rasti korruptiv ku përfshihej çifti Andrea dhe persona të tjerë palë në një proces civil në gjykatën e lartë. Sot është vendosur që ndaj gjyqtares Andrea të ndërpritet paga dhe shërbimi i administratës, deri në përfundim të hetimeve për korrupsion. Pritet që ajo të thirret brenda pak ditësh në prokurori për të dëshmuar në lidhje me çëshjen. Gjyqtarja Andrea dyshohet se mori 50 mijë euro për një vendim gjyqësorë mos pranim rekursi për pronën e Ilia Cabirit dhe Eleni Linos në Butrint. Ajo u rikthye të hënën nga italia ku dyshohet se fshihet burri i saj.