KRYEFAQJA » LAJME » Kosova bëhet anëtare e Bashkimit të Komiteteve Olimpike Kombëtare
Kosova bëhet anëtare e Bashkimit të Komiteteve Olimpike Kombëtare

Kosova bëhet anëtare e Bashkimit të Komiteteve Olimpike Kombëtare

Kosova është bërë zyrtarisht anëtarja e 206-të e Bashkimit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC). Vendimi është marrë gjatë Asamblesë së Përgjithshme, e cila po zhvillohet në Uashington. Kosova ishte pranuar përkohësisht në ANOC vitin e kaluar në Bangkok. Kjo ishte vazhdimësi e pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, e ka përshëndetur vendimin e ANOC-it, duke u shprehur i bindur se ky vendim ishte i drejtë. Ai i ka kujtuar presidentit Thomas Bach se shumë shpejt do të vijë edhe medalja e parë olimpike për Kosovën. “Presidenti Bach, ju e jeni shprehur se dëshironi t’i dhuroni Kosovës medaljen e parë olimpike. Përgatitu që ta mbash një medalje në duar, sepse ne do ta fitojmë shumë shpejt”, tha numri një i sportit kosovar.