KRYEFAQJA » LAJME » Kosova dhe Kroacia, bashkëpunim të shkëlqyer mes institucioneve
Veseli-takoi-ministrat-e-Kroacisë-Medved-dhe-Hasanbegoviq-3-300x200

Kosova dhe Kroacia, bashkëpunim të shkëlqyer mes institucioneve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ministrin e veteranëve të Kroacisë, Tomo Medved dhe ministrin e kulturës, Zlatko Hasanbegoviç, me të cilët diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve. Gjatë takimit, kryeparlamentari Veseli theksoi se bashkëpunimi duhet të zgjerohet në interes të qytetarëve të të dyja shteteve. Ndërsa ministri Medved theksoi kontributin e çmuar të shqiptarëve në Kroaci, duke dhënë mbi 80 dëshmorë, në mesin e të cilëve edhe tre ushtarë, që sot, familjarëve të tyre ua solli dekoratat nga Kroacia, si shenjë respekti të thellë për kontributin e tyre. Ministri kroat për çështjen e veteranëve e falënderoi Kryetarin Veseli për bashkëpunimin e deritashëm, duke theksuar se ka mundësi të mira për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, duke i parashtruar kërkesë që të vizitojë Kroacinë. Dy ministrat Hasanbegoviç dhe Medvedev u pritën në takim edhe nga ministri i Kulturës, Kujtim Shala, me të cilët diskutoi për çështje të kulturës e në veçanti trashëgiminë kulturore.