KRYEFAQJA » LAJME » Kosova dhe Serbia zotohen për zbatimin e marrëveshjeve me BE
Kosova dhe Serbia zotohen për zbatimin e marrëveshjeve me BE

Kosova dhe Serbia zotohen për zbatimin e marrëveshjeve me BE

Qeveritë e Kosovës dhe Serbisë u zotuan përsëri se do ta respektojnë detyrimin për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ky konstatim ishte një prej rezultateve nga takimi në selinë e Komisionit Evropian në një “darkë joformale” të organizuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini. Nga delegacioni i Kosovës, i përbërë nga kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Jashtëm, Hashtim Thaçi, nuk pati prononcime në Bruksel. Kurse diplomatët evropianë përsëriten se nga përparimi në zbatimin e marrëveshjeve do të varet edhe procesi i integrimeve evropiane. Në rastin e Kosovës kjo nënkupton nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe hqjen e vizave për në Zonën Shengen. Rezultatet e dialogut dhe përparimi në normalizimin e marredhenieve do të përfshihen edhe në raportet vjetore të progresit të cilat do të miratohen kete muaj në Bruksel.