KRYEFAQJA » LAJME » Kosova drejt UNESCO-s, Serbia kundërshton
Edhe 6 ditë nga votimi për Kosovën në UNESCO

Kosova drejt UNESCO-s, Serbia kundërshton

Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s ka përfshirë në rendin e ditës propozimin me rekomandim për pranimin e Kosovës anëtare të kësaj organizate. Në debatin per miratimin e rendit të ditës, mospajtime shfaqen përfaqësuesit e Rusisë, të Kinës, të Kubës dhe të Argjentinës. Këshilli ka 58 anëtarë, prej të cilëve 32 e njohin shtetin e Kosovës. Për pranimin e Kosovës në këtë organizatë te OKB-së për shkencën dhe kulturën do të votohet me 21 tetor, gjatë mbledhjes së Këshillit Ekzekutiv. Vendimi merret me shumicë votash kurse pranimi perfundimtar do të merret në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s , që mblidhet më 3-18 nëntor. Konferenca e Përgjithshme përbëhet nga 195 vende anëtare dhe 6 të asocuara, ndërsa për pranim duhen dy të tretat e shumicës. Kërkesën për pranim të Kosovës në UNESCO formalisht e parashtroi Shqipëria e mbeshtetur nga 45 vende, ndër to SHBA, Gjermania, Britania, Franca, Austria, e shumë te tjera. Qeveria e Kosoves e cilësoi si fitore të vogël proceduriale përfshirjen në brendinë e dites të kërkesës për antarësim. Në prag të mbledhjes së këshillit ekzekutiv në Paris, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u kishte dërguar letër anëtareve të UNESCO-s, ku thoshte se “kërkesa e Kosovës për anëtarësim është e pabazë nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare dhe ashtu sikurse edhe nga pikëpamja politike dhe morale, për Serbinë është e papranueshme”.