KRYEFAQJA » LAJME » Kosova kremton Kurban Bajramit
Kosova kremton Kurban Bajramit

Kosova kremton Kurban Bajramit

Besimtarët myslimanë në Kosovë u mblodhen për ceremoninë  kryesore të Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe të Prishtinës “Sulltan Mehmed Fatih” dhe në xhamitë e qyteteve të tjera anembanë vendit. Udhëheqësit e Bashkësisë Islame bënë thirrje për paqe, mëshirë dhe dashuri. Krerët fetarë bënë thirrje që njerëzit ta zgjasin dorën e ndihmës te shumë vëllezër e motra, që janë ne nevojë. Festa e Kurban Bajramit nuk është vetëm një traditë për flijimin e një kafshe, por mbi të gjitha tregon përkushtimin, bindjen, moralin dhe devotshmërinë e besimtarit.” Njerëzimi sot ka nevojë për paqe e mirëkuptim, e jo për dhunë dhe konflikte”, u tha nëpër fjalimet e mbajtura me rastine  festës. Besimtarët moren urime edhe nga kreret e institucioneve shtetërore dhe të partive politike në Kosovë.