KRYEFAQJA » LAJME » Kosova nderon kryebashkiakun Khan dhe Sant Exhidio për dialog ndërfetar
sadik khan, saint edigio, kosove, dialog nderfetar cmim, thaci

Kosova nderon kryebashkiakun Khan dhe Sant Exhidio për dialog ndërfetar

Kryebashkiaku i Londrës Sadik Khan dhe organizata Sant Exhidio do të nderohen me çmimin e Kosovës për Dialog Ndërfetar, gjatë konferencës Interfeith Kosovo që zhvillohet nga data 31 maj deri në 2 qershor në Prishtinë. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, përmes rrjetit social Facebook, beri të ditur se rreth 300 personalitete nga 50 shtete të botës, përfshi edhe dy Nobelistë të Paqes, do të mblidhen në konferencën ku do të diskutohet roli i gruas në promovimin e dialogut. Në fund të kësaj konference, do të ndahet edhe Çmimi inaugurues i Kosovës për Dialog Ndërfetar, fitues të të cilit janë kryebashkiaku i Londres Sadik Khan dhe organizata Sant Exhidio.