KRYEFAQJA » LAJME » Kosova në ditë zie
kosova-655x356

Kosova në ditë zie

Kosova sot është në zi për humbjen e 3 të rinjve të saj në Mynih të Gjermanisë. Dita e zisë u shpall dje nga presidenti Hashim Thaçi për të nderuar viktimat. Ministria e Jashtme e Kosovës konfirmoi pasditen e së shtunës, 23 korrik se në mesin e tre prej të vrarëve në Mynih janë edhe kosovarët Aremela Segashi, Dijamant Zabërgja si dhe shqiptarja Sabinë Sulaj e cila është në identifikim e sipër. Ndërkohë edhe një kosovare, Lumnije Azemi, është në mesin e të plagosurve. “Vendosa të shpall Ditë Zie ditën e diele për të nderuar viktimat me prejardhje nga Kosova të sulmit terrorist në Mynih”, shkruante Thaçi në Facebook. “Ky akt i dhunës ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjën e Europës. Familjeve të viktimave iu shprehi ngushëllime të thella. Unë dhe populli i Kosovës përkulet para tyre. Janë heronj të luftës për liritë dhe vlerat e përbashkëta në Europë”. Edhe në Gjermani flamujt janë ulur në gjysmështizë.