KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Kosova – “Ngritja e një Shteti”

Kosova – “Ngritja e një Shteti”

Në prezencë të një numri diplomatësh, profesorë universitetsh dhe studiuesish të rinj, u prezantua në Tiranë libri “Ngritja e një shteti”, me autor ministrin e jashtëm të Kosovë Enver Hoxhaj. Në fjalën hapse të këtij prezantimi kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati vlerësoi kontributin shkencor dhe dilpomatik të Enver Hoxhajt, i cili përmes këtij libri tregon gjithë historinë e krijimit të shtetit të Kosovës dhe ndryshimet që pasuan në planin gjeopoltik në rajon dhe në kontinentin europian.

“Libri kishte në fakt gjithë këtë ngritje të Kosovës si shtet në fitimin e subjektivitietit juridiko kombetar, ne pozicionimin e saj në rajon dhe në një hapësirë shumë më të madhe.”

Autori i lirbit Enver Hoxhaj prezantoj motivet dhe qëllimet pse e ka shkruar një libër të tillë, ku ai flet për historinë e hershme të Kosovës, rezistencën e viteve ’90-të, për luftën e Kosovës dhe plitiken jashtme të shtetit më të ri europian dhe të ardhmen e tij.

“Është fat për Kosovën si vend i ri i vogël, që këmi si partner Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partnerin me strategji globale, e cila mbështet Kosovën në të gjitha mënyrat e mundshme edhe në konsolidimin e brendshëm të shtetësisë, por edhe në njohjen e saj në sistemin ndërkombëtar.”

Në këtë promovim ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, përveç pyetjeve në lidhje me përmbjatjen e librit u përgjigj edhe për çështjet që kanë të bëjnë me aktualitetin poltik në Kosovë dhe në Shqipëri.