KRYEFAQJA » LAJME » Kosova nis përgatitjet për festimin e 8 vjetorit të pavarësisë
Kosova nis përgatitjet për festimin e 8 vjetorit të pavarsisë

Kosova nis përgatitjet për festimin e 8 vjetorit të pavarësisë

Në Kosovë po bëhen përgatitjet e fundit për festimin e 8 vjetorit të pavarsisë më 17 Shkurt. Qeveria ka ngrituer komisionin që do të bashkërendojë veprimtaritë zyrtare e festive me përfaqësues nga kryeministria, ministrja e kulturës,e brnedshme, forcat e sgurisë së Kosovës, bashkia e Prishtinës dhe shoqata të ndryshme, përfshi atë të veteranëve të luftës dhe shoqata jo qeveriatre. Në vendimin mbi krijimin e komisionit të festimeve, qeveria ka veçuar edhe shifrën e 70 mijë eurove për të mbuluar veprimatritë kulturore e sportive. Ndërkaq partite opozitare kanë lajmëruar një protestë për më 17 Shkurt, nën moton për shtet dhe sovranitet, duke ftuar qyetarët të protestojnë kundër qeverisë. Nuk dihet nëse pozita dhe opozita do të zgjedhin të njëjtin shesh për manifestiemt e tyre më rastin e ditës së pavarësisë.