KRYEFAQJA » LAJME » Kosova, tre vota larg UNESCO-s
Kosova nuk fiton anëtarësimin në UNESCO

Kosova, tre vota larg UNESCO-s

Kosova nuk arriti të fitonte statusin e anëtarit të UNESCO-s. Në votimin e së hënës në Mbledhja e Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-së që u mbajt në Paris, mbështetësit e saj në votim nuk i kaluan dy të tretat e votave që nevojiteshin. Propozimi që Kosova të pranohej në UNESCO fitoi 92 vota nga 95 vota që nevojiteshin.  Në votim ra në sy mështetja e fuqive të mëdha për Kosovën. SHBA, Britania, Gjermania, Franca dhe Italia në fjalimet e tyre u shprehen pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Tentativën e rradhës për hyrjen në UNESCO Kosova pritet ta bëjë në vitin e ardhshëm. “Rruga e Kosovës është e pandalshme dhe ne do të aplikojmë dhe do të anëtarësohemi edhe në organizata tjera, përfshirë UNESCO-n edhe një herë” shkroi në fejsbuk zëvendëskryeministri  dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas tij “shumica e madhe e shteteve të botës kanë votuar për Kosovën. Fatkeqësisht, për 3 vota nuk fituam shumicën absolute të nevojshme. Për 10 muaj fushatë, si konfidenciale, ashtu edhe të hapur, kemi dhënë maksimumin dhe ç’është me rëndësi edhe qytetarët dhe miqtë e Kosovës dhanë shumë. Rruga e Kosovës është e pandalshme dhe ne do të aplikojmë dhe do të anëtarësohemi edhe në organizata tjera, përfshirë UNESCO-n edhe një herë” shkruan zoti Thaçi.