KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, 11 shkurt Thaçi do të votohet për president
Kosovë, 11 shkurt Thaçi do të votohet për president

Kosovë, 11 shkurt Thaçi do të votohet për president

Dy partitë kryesore të koalicionit qeverisës në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë rënë dakord që 11 shkurti të jetë data kur do të hidhet në votim në Kuvend kandidati i tyre konsensual për president, Hashim Thaçi, aktualisht zëvendës kryeministër dhe ministri i jashtëm i Kosovës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare që u referohen burime të besueshme brenda dy partive. Sipas tyre dy partitë kanë rënë dakord edhe për rikompozimin e qeverisë. Ndërsa mësohet se do të ndryshojne ministri i jashtëm dhe ai i brendshëm, nuk ka hollësi rreth emrave të rinj që do të përfshihen në kabinetin Mustafa. Presidentja akutale e Kosovës zonja Atifete Jahjaga, ditë e fundit ka deklaruar disa herë se nuk do të rikandidonte më për postin e kreut të shtetit të Kosovës.