KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, AAK dhe Nisma kërkojnë zgjedhje të parakohshme
AAK-Nisma-620x330

Kosovë, AAK dhe Nisma kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Dy partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë përsëritur kërkesën e tyre që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Liderët e këtyre dy subjekteve politike, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj gjatë një konference të përbashkët, thanë se institucionet aktuale të Kosovës e kanë humbur legjitimitetin. Si të tilla, këto institucione, sipas dy liderëve opozitarë, nuk mund të ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe as të hartojnë statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Të dy liderët opozitar janë shprehur se gjendja në vend është mjaft serioze.