KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, aksion kundër fallsifikatorëve të pronave
Kosovë, aksion kundër fallsifikatorëve të pronave

Kosovë, aksion kundër fallsifikatorëve të pronave

51 përsona përfshirë deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës aktualisht në pushtet, Azem Syla, janë shpallur në kërkim në një aksion të përbashkët mes EULEX-it dhe Policisë së Kosovës. Ata janë të dyshuar për përfshirjen në një proces të jashtëligjshëm duke shpronësuar tokë me vlerë miliona euro, të cilat figuronin  në emër të disa shetasve serbë që jetonin në Kosovë. Një tjetër emër i rëndësishëm që figuron në këtë çështje është Kryetari i Gjykatës së Komunës së Prishtinës, Nuhi Uka. Ai ka qënë edhe gjykatësi i cili ka firmosur përfundimisht vendimet për shpronësimin e pasurive. Ndër të dyshuarit e tjerë janë edhe familjarë dhe të afërm të emrave të sipërpërmendur.