KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, arrestohet Glauk Konjufca
glauk konjufca arrestohet levizja vetevendosje

Kosovë, arrestohet Glauk Konjufca

Pas arrestimit mbrëmë të aktivistit dhe zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, policia arrestoi sot edhe deputetin e kësaj lëvizjeje, Glauk Konjufca. Lajmi u konfirmua nga drejtuesit e kësaj lëvizjeje, pa dhënë shumë hollësi. Urdhri për arrest është lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Bashkë me Krasniqin dhe Konjufcën, të akuzuar janë edhe 25 të tjerë për të dëmtim të veturave të EULEX-it gjashtë vite më parë në parkingun mbrapa Pallatit të Rinisë. Opozita thotë se arrestimet kryhen enkas një ditë para protestës së lajmëruar me rastin e 17 shkurtit, ditës së Pavarësisë.