KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, arrestohet prokurorja e krimeve të rënda
Kosovë, arrestohet prokurorja e krimeve të rënda

Kosovë, arrestohet prokurorja e krimeve të rënda

Vahide Badivuku, prokurorja e krimeve të rënda, është arrestuar të dielën në orët e para të mëgjesit, njoftojnë mediat kosovare. Ajo është arrestuar nga prokuroria speciale e Kosovës me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe krim të organizuar. Bashkë me të janë ndaluar edhe dy persona që cilësohen si ndërmjetësues, ndërsa një i tretë gjendet në arrati. Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Badivuku është arrestuar nën dyshimin se ka marrë ryshfet për të liruar disa vetura të sekuestruara, në një çështje penale, të cilën ajo e ka pasur në hetime. Ajo ka kërkuar ryshfet në shumën prej 22.000 euro përmes ndërmjetësuesve dhe pas dorëzimit të shumës në fjalë, si prokurore e rastit ka përpiluar kërkesën për lirim të automjeteve. Gjatë kontrollit në pikë kalimin kufitar në Merdare, e pandehura është kontrolluar dhe në çantën e saj është gjetur shuma prej 5.000 euro, të cilat mendohet se janë pjesë e 22.000 eurove të pranuara ryshfet.