KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë: Dermatoza nodulare mbyll tregjet e kafshëve
Kosovë: Dermatoza nodulare mbyll tregjet e kafshëve

Kosovë: Dermatoza nodulare mbyll tregjet e kafshëve

Autoritetet veterinare në Kosovë kanë urdhëruar mbylljen e të gjitha tregjeve të kafshëve pas shfaqjes së disa rasteve me sëmundjen e lëkures të quajtur dermatoza nodulare. Vendimi për mbylljen e tregjeve i ka vënë në vështirësi fermerët që merren me mbarështimin e gjedhëve, por ata thonë se do ta respektojnë urdhrin për sa kohë që metet në fuqi. Inspektorët e agjencisë së ushqimit dhe veterinarisë së Kosovës thonë se po kontrollojnë nga afër zbatimin e vendimit dhe se ka nisur vaksinimi i kafshëve. Kontrolle më të shtuara bëhen në kufirin e Kosovës me Serbinë dhe Maqedoninë, ku edhe janë verejtur rastet e sëmundjes.