KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, dështon raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit, por Thaçi ka ende shpresa
Thaci Mustafa treshe

Kosovë, dështon raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit, por Thaçi ka ende shpresa

Kuvendi i Kosovës do të shkojë në raundin e tretë të votimeve për zgjedhjen e presidenti të ri, pasi edhe raundi i dytë ka dështuar. Zoti Thaçi ndryshe nga raundi i parë mori  64 vota, Rafet Rama  2  vota dhe   15  vota ishin të pavlefshme.

Rezultati i arritur në raundin e dytë të votimeve, shton mundësinë që zoti Thaçi në raundin e tretë të mund të zgjidhet president i Kosovës.  Sipas Kushtetutës së Kosovës , nëse asnjë kandidat nuk i merr dy të tretat (2/3) e votave në dy votimet e para, zhvillohet votimi i tretë mes dy kandidatëve, të cilët në votimin e dytë kanë marrë numrin më të madh të votave. Kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve , 61 vota në votimin e tretë, zgjidhet President i Republikës së Kosovës. Por nëse edhe në votimin e tretë asnjëri nga kandidatët nuk zgjidhet President i Republikës, Kuvendi shpërndahet dhe brenda 45 ditëve mbahen zgjedhjet e reja.

Në terren situata është përkeqësuar. Ka patur përplasje mes policisë dhe protestuesve antiqeveritarë përkrahës të opozitës. Ka patur gjuajte me gurë dhe përdorim të shisheve me benzinë. Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe ka kryer arrestime.