KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë: Dorëhiqet ministri i Integrimeve Evropiane
Kosovë: Dorëhiqet ministri i Integrimeve Evropiane

Kosovë: Dorëhiqet ministri i Integrimeve Evropiane

Ministri i Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Bekim Çollaku ka dhënë dorëheqje nga ky post. Vendimin për dorëheqje, Çollaku e bëri të ditur në një konferencë shtypi. “Kam vendosur ta lë pozitën e ministrit dhe për këtë jam konsultuar me kryeministrin dhe presidentin”, ka thënë Çollaku. Pas dorëheqjes, Çollaku ka konfirmuar se do t’i bashkohet ekipit të presidentit Hashim Thaçi. Dorëheqjen e Çollakut e ka miratuar edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Kryeministri Isa Mustafa, përmes një deklarate, ka vlerësuar angazhimin e ministrit Çollaku në realizimin e prioriteteve të Programit Qeveritar duke përfshirë vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian nëpërmjet nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.