KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, fillon debati për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi

Kosovë, fillon debati për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi

Në Kuvendin e Kosovës ka filluar debati publik për Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, në të cilin marrin pjesë zyrtarët më të lartë të Kosovës, deputë të partive në qeveri dhe të atyre në opozitë, pastaj ambasadorë të shumë vendeve, përfshirë atë të Shteteve të Bashkuara, Greg Delawie, profesionistë, përfaqësues të shoqërisë civile, e të tjerë. Prej një kohe të gjatë partitë opozitare në Kosovë e kundërshtojnë fuqishëm këtë marrëveshje dhe kjo ka çuar në bllokimin e Kuvendit të Kosovës për disa muaj. Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje në Kuvendin e Kosovës paraqet kusht për liberalizimin e vizave të Bashkimit Evropian për Kosovën.