KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë: Gashi i paraqet presidentit francez letrat kredenciale
Kosovë: Gashi i paraqet presidentit francez letrat kredenciale

Kosovë: Gashi i paraqet presidentit francez letrat kredenciale

Ambasadori i Republikës së Kosovës, Qëndrim Gashi, i ka dorëzuar letrat kredenciale Presidentit të Republikës Franceze, Françoiz Hollande në Pallatin Elysée në Paris. Pas dorëzimit të letrave, Gashi ka biseduar me Hollande për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve.

Ndër çështjet e diskutuara ishin solidariteti i plotë i Kosovës me Francën, kontributi pozitiv rajonal i Kosovës, vazhdimi i mbështetjes për Kosovën si dhe avancimi i mëtejmë i raporteve Kosovë-Francë në të gjitha fushat dhe nën një perspektivë euroatlantike.