KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, gjatë verës zgjidhen nga BE gjykatësit e Speciales
Rama: Gjyqtari i Çakos, killer me pagesë i atyre që nuk duan reformën

Kosovë, gjatë verës zgjidhen nga BE gjykatësit e Speciales

Zyrtarë të Bashkimit Evropian në Kosovë kanë deklaruar se ende po ndërmerren hapa logjistikë dhe administrativë për krijimin e Gykatës Speciale. Një zëdhënëse e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së në Kosovë, Dinka Zhival, thotë se procesi i punësimit të gjykatësve ende nuk ka filuar, megjithëse një konkurs për personelin tjetër është përmbyllur më 27 maj. Autoritetet në Prishtinë, ndërkaq thonë se kanë kryer të gjitha detyrimet e tyre për krijimin e Gjykatës Speciale përfshirë edhe miratimin e ligjeve që lidhen me këtë çështje. Gjykata Speciale pritet të fillojë punën menjëherë pas përfundimit të procedurave. Ajo do të merret me krimet e luftës të kryera gjatë periudhës së viteve 1998-2000 nga ish-pjesëtarë të ish-UÇK-së. Gjykata do të punojë nën përgjegjësinë e gjykatësve dhe prokurorëve ndërkombëtarë, do të financohet nga fondet e BE-së dhe do të jetë e vendosur në Hagë.