KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, Gjykata e Apelit i lë deputetët në “arrest shtëpie”
Kosovë, Gjykata e Apelit i lë deputetët në "arrest shtëpie"

Kosovë, Gjykata e Apelit i lë deputetët në “arrest shtëpie”

Në Kosovë Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest shtëpie” për deputetët Albin Kurti, Faton Topalli, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj Bujupin. Avokatët e tyre kishin kërkuar minimalisht që arresti me burg të zevenedosohej me paraqitje në rajonin e policisë. Deputeti Albin Kurti pas vendimit të Gjykatës ka thënë se gjykimi ishte i padrejte në një shtet të kapur dhe në një regjim autoritar. Kurti tha se nuk pret asgjë nga kjo seancë, por pret shumë nga opozita e bashkuar.“Presim gjithçka dhe unë besoj që kjo është zgjidhja sepse besoj që në Kosovë nuk ka zgjidhje brenda këtyre institucioneve të drejtësisë”, tha Kurti. Në aktakuzën e shpallur ndaj deputetëve Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj Bujupi, e lexuar nga prokurorja, thuhet se: Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu kanë përdorur armë pa autorizim dhe mjete të tjera rrezikshme, kanë penguar personat zyrtarë, kanë përdorur gaz lotsjellës. Ndërsa Donika Kadaj Bujupi dhe Faton Topalli po ashtu kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend.