KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, Han falënderon opozitën për kontributin në proceset e integrimit

Kosovë, Han falënderon opozitën për kontributin në proceset e integrimit

Në sesionin e fundit të Komisionit parlamentar për Stabilizim Asociim, ku mori pjesë edhe komisioneri evropian, Johanes Han u tha se MSA është një hap historik që shënon marrëdhëniet kontraktuale me Bashkimin Evropian. Por, sipas tij, sfidë mbetët sundimi i ligjit dhe pavarësia e gjyqësorit nga politika. “MSA do të rrisë standardet dhe kjo marrëveshje nuk është fundi i një procesi, por është fillimi i një epoke të re për Kosovën”, tha Han. Ai u shpreh i lumtur që për proceset e MSA-së dhe integrimit po kontribuojnë edhe partitë opozitare, dhe me këtë rast i përgëzoi që po marrin pjesë në Komisionin parlamentar për Stabilizim e Asociim. Han, në Komisionin parlamentar që u mbajt në sallën e seancave të Kuvendit iu përgjigj edhe tri pyetjeve nga deputetët anëtar të këtij Komisioni, lidhur me kushtëzimet e BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ai tha këto janë standarde dhe kritere njësoj si për të gjitha shtetet që ka pasur kritere. Seanca i mbylli punimet, ndërsa u paralajmërua se mbledhja e ardhshme do të mbahet më 23 dhe 24 nëntor të këtij viti në Strasburg.