KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, hapet Panairi i Punës

Kosovë, hapet Panairi i Punës

Në Kosovë hapet Panairi i Punës, ku marrin pjesë 40 kompani nga Gjermania, të cilat do të prezantojnë mbi 900 vende të reja pune. Mes këtyre kompanive janë ato gjermane, që udhëhiqen nga shtetasit gjermanë, kompani nga Gjermania që udhëhiqen nga shqiptarët, si dhe kompani të tjera nga Kosova. Panairi i Punës organizohet nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, e mbështetur nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Qendra Informative Gjermane për Migracion, Arsim dhe Karrierë dhe në bashkëpunim me institucionet e Kosovës. Investimet gjermane në Kosovë janë konfirmuar ditë më parë edhe nga përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka paralajmëruar hapjen e një fabrike për përpunimin e ushqimit në Podujevë.