KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, investitorët evropianë dhe qeveria, me platformë dialogu
kosove

Kosovë, investitorët evropianë dhe qeveria, me platformë dialogu

Këshilli i Investitorëve Evropianë organizon një platformë dialogu mes investitorëve evropianë dhe qeverisë së Kosovës. Përmes një njoftimi për shtyp, thuhet se pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim, është rritur nevoja për përmirësimin e klimës së bashkëpunimit mes bizneseve vendore, si dhe investitorëve evropianë me qeverinë e Kosovës. “Në këtë ngjarje, të pranishëm do të jenë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përfaqësuesi special i BE-së për Kosovë, Samuel Zhbogar, ministra të dikasterëve për zhvillim ekonomik, ambasadorë të vendeve të ndryshme të Evropës, si dhe udhëheqës të bizneseve më të mëdha evropiane që veprojnë në Kosovë”. Dialogu për investime organizohet nga Këshilli i Investitorëve Evropianë dhe mbështetet nga qeveria e Kosovës e Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.