KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, krisje në koalicionin qeverisës, edhe një parti kundër demarkacionit
levizja-per-bashkim

Kosovë, krisje në koalicionin qeverisës, edhe një parti kundër demarkacionit

Lëvizja për Bashkim ka dalë kundër shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi. Deputeti i kësaj partie, Raif Qela ka thënë se janë kundër për shkak se procesi ka qenë jotransparent dhe nuk ka pasur sqarime të mjaftueshme lidhur me shënimin e vijës kufitare me malazezët. Lëvizja për Bashkim e udhëhequr nga Ministri Valon Murati e ka të qartë se do të votojë kundër demarkacionit me Malin e Zi, proces ky i udhëhequr nga Murat Meha. Deputeti i vetëm i kësaj partie në Parlament, Raif Qela ka thënë se nuk paragjykojnë se a është mirë apo keq demarkacioni, por në këto rrethana do të votojnë kundër shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi. Deri tani, edhe disa deputetë të PDK-së e LDK-së, parti që qeverisin me Kosovën, kanë dalë kundër këtij procesi. Për këtë çështje, AAK, VV e NISMA kanë mbajtur edhe protesta, për të kundërshtuar shënimin e vijës kufitare me malazezët duke akuzuar Qeverinë e Kosovës se i ka falur rreth tetë mijë hektarë malazezëve.