KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë: Kuvendi ka seancë të jashtëzakonshme për UÇK-në
Kosovë: Kuvendi ka seancë të jashtëzakonshme për UÇK-në

Kosovë: Kuvendi ka seancë të jashtëzakonshme për UÇK-në

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet sot seanca e jashtëzakonshme ku do të diskutohet për vlerat e luftës nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kjo është vendosur të mërkurën nga Kryesia e Kuvendit gjatë një mbledhje urgjente.

Për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme, me kërkesë për diskutim të kësaj pike, janë mbledhur 40 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit sipas procedurave që parashikon ligji. Kjo seancë ka filluar me një orë vonesë. Lista serbe nuk merr pjesë në seancë.