KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, liberalizimi i vizave: BE do të vlerësojë punën e qeverisë
KE pritet të vendosi për liberalizimin e vizave me Kosovën

Kosovë, liberalizimi i vizave: BE do të vlerësojë punën e qeverisë

Sot nis puna e ekipit të ekspertëve të Bashkimit Europian të cilët kanë për detyrë të bëjnë vlerësimin e përparimit në pikat e përmbushura të qeverisë së Kosovës përsa i përket liberalizimit të vizave.

Ata që sot do të nisin takimet me udhëheqës të institucioneve përgjegjëse sa i përket përmbushjes së kushteve.

Në dhjetor të vitit të kaluar pritej që Kosova të merrte rekomandimin e KE-së, por ishin vërejtur edhe tetë pika të cilat duhej të përmbusheshin nga qeveria.