KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, ministri i Jashtëm Hoxhaj: Nota verbale turke, e papranueshme
Hoxhaj: BE mbështet Kosovën

Kosovë, ministri i Jashtëm Hoxhaj: Nota verbale turke, e papranueshme

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, deklaroi se nota verbale e Ambasadës Turke në Prishtinë “është e pazakontë dhe e papranueshme dhe njëkohësisht një mbireagim i saj”. Ministri Hoxhaj tha se Kosova respekton lirinë e shprehjes, lirinë e shtypit dhe të mendimit dhe e cilësoi shkrimin e gazetarit Berat Buzhala “me përmbajtje sarkastike dhe pa qëllime politike”. Ministri i Jashtëm i Kosovës tha se Kosova është “një shtet i ri i vogël, që megjithatë ka nevojë që të ruajë prestigjin, krenarinë dhe kredibilitetin ndërkombëtar, t’i mbrojnë interesat e qytetarëve të saj po aq sa edhe t’i ruajë raportet e mira me vendet mike”. Ministri Hoxhaj i dha këto vlerësime pas kërkesës zyrtare të Ambasadës së Turqisë në Prishtinë drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, për të ndëshkuar me burg një gazetar nga Kosova, Berat Buzhala, për shkak të komenteve të tij thumbuese të bëra në rrjetin social Facebook.