KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, miratohet rezoluta për rrëzimin e murit në Mitrovicë
muri, mitrovice, kosove, rajoni, vendi, rrezimi

Kosovë, miratohet rezoluta për rrëzimin e murit në Mitrovicë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me shumicën prej 74 votash Rezolutën e paraqitur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për të rrëzuar murin e ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës. Deputetët e Kuvendit, të të gjitha partive politike, kërkuan përmes miratimit të Rezolutës rrënimin e murit që në janar të vitit 2017. Në projekt rezolutë përveç kërkesës për heqjen e murit në janar të vitit të ardhshëm kërkohet nga “Qeveria e Kosovës të angazhohet që organet kompetente për trajtimin e ndërtimeve pa leje, t’i ndërmarrin të gjitha veprimet për murin që është në ndërtim e sipër në pjesën e urës se Ibrit. I njëjti të trajtohet si veprim politik dhe ndërtim pa leje”. Projekt rezoluta u paraqit rreth një javë më parë në Kuvendin e Kosoës, por ajo u kërkua që të ndryshohet dhe të plotësohet dhe prandaj u fut në rend të ditës në fundit të vitit 2016. Nga rezoluta janë tërhequr dy pika, që kanë të bëjnë me shkarkimin e ministres për Dialog, Edita Tahiri, dhe ndërprerja e bisedimeve me Serbinë, që ishin diskutuar të premten e kaluar deri në orët e vonë të mes natës.